Real Madrid, gati treshja Ronaldo - Bejl - Benzema, për të mposhtur Bayernin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Prill 2014, 18:17
Sot në mbrëmjë rikthehen emocionet e Champions League. ndeshja e kthimit midis Bayern dhe Real Madrid do të luhet sonte në orën 20:45 në "Alianz Arena" të Gjermanisë.Trajneri i Realit ka vendosur që sot në majën e sulmit të tij të jetë treshja Ronaldo - Bejl - Benzema, të cilët do të kenë si detyrë të godasin sa më shumë portën e kundërshtarit.Po bën disa javë që këta të tre futbollistë nuk kanë luajtur së bashku pasi gjithmonë njeri prej tyre ka pasur probleme. sot ata do të jenë në fushë si tutullarë dhe do të marrin përsipër t'i shënojnë gol Bayernit dhe ti japin kualifikimin Realit të Madridit.