Ardjan Takaj: Korçarët të presin tituj të tjerë

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj ka deklaruar se do të vazhdojë të jetë në krye të klubit korçar edhe për disa vite të tjera.Njëkohësisht ai u ka premtuar tifozave të Skëndebeut se për sa kohë ai të jetë në krye të klubit trofetë nuk kanë për të munguar."Mund të them se do vazhdoj të jem pjesë e Skënderbeut përderisa ky qytet dhe kjo skuadër më japin kënaqsi. Korça është vendi ideal ku mund të investojë një biznezmen lidhur me futbollin. Jemi duke bërë përgatijet për të festuar titullin e katërt rradhazi.Edhe vitin që vjen, do të jemi favoritët kryesorë për të fituar kampionatin." -është shprehur Takaj.Ai ka lënë të kuptohet mjaft qartë se investimi i tij për klubin korçar nuk mbaron këtu, por do të jetë të paktën dhe disa vite të tjera.