Kukësi kërkon t'ju prishë festën korçarëve, vendos premio për fitoren

Presidenti i Kukësit. Safet Gjici ka vendosur një superpremio për fitoren në Korçë ndaj Skënderbeut. Ai i ka premtuar ekipit plot 20 milion lekë në rast se ata dalin nga Korça me 3 pikë të plota.Një fitore në Korçë do të gëzonte gjithë tifozërinë kuksiane dhe  presidenti është gati të japë një shumë të majme si shpërblim për arritjen e suksesit. Nuk është hera e parë që Gjici vendos premio për ekipin e tij, edhe herë të tjera ai ka vendosur shuma të ndrshme në rast fitoreje, me e madhja ka qenë ajo kundër Teutës ku u premtuan 50 milion lekë në rast se ekipi kalonte në finalen e Kupës.Ndeshja mes Skënderbeut dhe Kukësit do të zhvillohet ditën e mërkurë në stadiumin "Skënderbeu" të Korçës dhe është e vlefshme për javë e 31 të Superligës.Vetëm 1 pikë i mjafton Skënderbeut në këtë sfidë për t'u shpallur zyrtarisht kampion.