Tifozat e Interit dënohen me 2 ndeshje pezullim për kore raciste

Ekipi i Interit është dënuar me dy ndeshje pa tifoza pasi në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Napolit, tifozat kanë shpalosur pankarta dhe kanë bërë shumë thirje raciste.Përveç dënimit pa tifozë, klubi Interit është gjobitur me 50 mijë euro gjobë. E keqja për tifozat është se nuk do të jenë të pranishëm në ndeshjen kundër Lazios, ndeshje kjo kur do t'i japin lamutumirën 2 legjenda si Milito dhe Zaneti.Interi është shumë pranë realizimit të objektivit për vendin e katërt në kampionat dhe mungesa e tifozave mund të ndikojë për keq, pasi do të mungojë mbështetja.