Real Madrid, gati 84 milion euro për Luiz Suarez
Raportohet sot nga mediat spanjolle se Liverpooli është i gatshëm të pranojë ofertën e fundit të Realit të Madridit për sulmuesin Luiz Suarez. Mësohet nga mediat iberike se madrilenët janë të gatshëm ti ofrojnë klubit anglez jo pak por 84 milion euro për shërbimet e uruguaianit.Suarez ka zhvilluar sezonin më të mirë të karrierës së tij nën drejtimin e Brendan Rodgers, paraqitje të shkëlqyera që me të drejtë u shpërblyen me çmimin e "Lojtarit më të mirë të Vitit" në Premier Ligë.Nga ana tjetër, mediat britanike bëjnë të ditur se vetë lojtari kërkon që tratativat të mbyllen përpara fillimit të Kupës së Botës për të qënë i përqëndruar tek turneu dhe jo tek çështjet e merkatos.Një burim pranë presidentit të madrilenëve, Florentino Perez, bënë të ditur se spanjolli është i gatshëm të paguajë çdo lloj shifre vetëm për ta sjellë Suarez në Madrid. Perez e cilëson Suarezin si lojtarin më të mirë në botë pas Ronaldos dhe Messit dhe për këtë nuk do të kursehet për ta bashkuar uruguaianin me Portugezin në të njëjtën skuadër.Rodgers do të bëjë gjithçka për ta mbajtur yllin e tij në skuadër por duke parë financat e Realit të Madridit duket e vështirë që trajneri të vendosë veton për këtë çështje.Klubi mbretëror provoi edhe sezonin e shkuar për t'ja rrëmbyer Liverpoolit sulmuesin, por të kuqtë e refuzuan ofertën e Realit ndërsa me sa duket këtë vit do ti dorëzohen fuqisë financiare që madrilenët zotërojnë./nzh/oranews online/