"Paketë" për PSG-në, Alvesh-Pjaniç në planet e francezëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Prill 2014, 13:50
Klubi i njohur francez hedh përsëri sytë nga merkato, siç raportohet nga mediat vendase trajneri Blanc ka menduar për dyshen Pjaniç-Alvesh për të përforcuar ekipin.Futbollisti i Romës, Miralem Pjaniç shihet si mesfushori ku mund të mbështetet ekipi kryeqytetas pasi është një futbollist me shumë kualitet.Edhe mbrojtesi i Barcelonës, Dani Alvesh pëlqehet shumë nga parizienët per krahun e djathtë të mbrojtjes dhe ata do të ishin të gatshëm ta afronin në ekip gjatë verës.Për të siguruar shërbimet e këtyre dy futbollistëve, PSG duhet të shpenzojë një shumë të madhe, por cilësia e ketyre dy futbollistëve i bën që të mos mendohen dy herë.