Mourinho: Edhe pas fitores me Liverpool, nuk kemi shanse për titull

"Edhe pse kemi mundur më të mirët aktualisht në Premier League, sërish nuk kemi asnjë shans për titullin. Në llogaritë e mia shpresoja që kjo përballje të mund të na fuste në lojë për kampionatin, por edhe pas këtij suksesi, titulli është një çështje mes Liverpulit dhe Sitit”. - ka deklaruar Hoze Mourinho pas ndeshjes së fituar kundër Liverpool.Trajneri portugez tregohet më modest se ç'duhet në këtë rast duke thënë se ekipi i tij nuk ka shanse për fitimin e titullit.Chelsea ndodhet vetëm 4 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Liverpool kur kanë mbetur edhe 3 javë nga fundi i kampionatit, dhe çdo gjë mund të ndodhë. Por për Mourinhon gjithçka është mbyllur. Nuk dihet pse trajneri lëshon këto deklarata pasi njihet si një person që ironizon shpesh me gazetarët dhe kjo mund të ketë qenë loja e radhës.