Balotelli - Milan, ka përsëri "krisje" mendohet largimi
Mario Baloteli është rikthyer sërish në protagonist negativ në ndeshjen e fundit që mIlani humbi përballë Romës 2-0 në kampionat.Gajtë ndeshjes sulmuesi ka bërë disa gjeste të pahijshme duke treguar se karakteri i tij nuk mund të ndreqet por do të vazhdojë të mbetet i njëjtë.Në fillim shfryu në fushë ndaj shokut të ekipit Adel Tarabt, pas një gabimi në pasim, më pas u irritua pasi u zëvendësua nga trajneri, Klarens Sedorf dhe në fund për ta mbyllur ishin fjalët që iu drejtua opinionistëve, " “Ju nuk merrni vesh nga futbolli!” Siç raportohet nga mediat italiane, e ardhmja e lojtarit mund të jetë larg klubit kuqezi. Duke parë edhe marrëdhëniet e tensionuara mes tij dhe klubit.Klubi më i fundit që ka shfaqur interes për Balotelin është Monako, por edhe Hoze Murinjo do e priste krahëhapur ish-lojtarin e tij tek Chelsea. Gjithashtu dhe Totenhem nuk e ka fshehur kurrë simpatinë për italianin.