Zidane telefonon Pogba, e do tek Reali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Prill 2014, 20:59
Ish futbollisti i kombëtares franceze, Zinedin Zidane, i cili tashmë mban postin e zvëndës trajnerit tek Real Madrid, ka nisur të mendojë për merkaton e ekipit të tij.Siç raportohet nga mediat spanjolle, Zidane ka telefonuar talentin francez të Juventusit, Poul Pogba dhe dëshiron që ta sjellë atë në Madrid.Trajneri i Realit, Ançeloti ka shprehur dëshirën për të patur një mesfushor të fortë në ekip dhe Zidane ka menduar menjëherë për Pogba.Për të arritur tek Pogba, Reali duhet të shpenzojë shumë, por siç jemi mësuar gjithmonë kur bëhet fjalë për futbollistë të kalibrit të lartë, Reali nuk e ka problem të shpenzojë.