Juventus kalon lehtësisht Sassuolon dhe "prek" titullin
Mbyllet takimi Sassuolo dhe Juventus me fitoren e "zonjës së vjetër" ndeshje e cila mbyll javën e 35 të Seria A.Ekipi i Contes ka arritur të fitojë sot me një lojë të bukur duke thelluar diferencën me pikë nga ndjeksit e Romës. Nga ana tjetër Sassuolo do të provojë shanset e qëndrimit në Seria A edhe për 3 javët e mbetura, pasi humbja e sotme i ka vështirësuar gjerat.Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit të cilët befasojnë Juventusin me golin e Zaza. Reagimi ishte i menjëhershëm, Tevez arrin të barazojë shifrat në 1-1.Pas këij momenti frenat e lojës i mer në zotërim Juventusi i cili shënon dhe 2 gola të tjerë me Marchision dhe Lorente duke vulosur përfundimisht 1-3 këtë takim.Juventus ngjitet tashmë në kuotën e 93 pikë, 8 më shumë sesa ndjeksit e Romës dhe titulli është më afër se kurrë.