Juventus udhëton sot drejt Sassuolos, kërkohet thellimi i distancës nga ndjeksit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Prill 2014, 13:51
Sonte në mbrëmje Juventusi do të udhëtojë për në Sassuolo, për t'u përballur me vendasit të cilët po rrezikojnë seriozisht rënien nga Seria A. Fitorja do t'i siguronte edhe pse jo akoma matematikisht titullin bardh e zinjve. Roma si ndjeksa më e arfërm ndodhet vetëm 5 pikë larg dhe nëse Juventusi nuk duhet të rihapë titullin duhet të fitojë patjetër.Në rast fitoreje ekipi i Juventusit shkon +8 pikë nga ndjeksit, kur kanë mbetur edhe 3 javë nga përfundimi i kampionati. Zyrtarizimi si kampione e Seria A do të ishte vetëm një formalitet për ta.Ndeshja luhet në stadiumin e Sassuolos dhe do të startojë në orën 20:45.