Marc Marquez triumfon në çmimin e madh të Argjentinës

Piloti spanjoll i Hondës triumfon edhe në çmimin e madh të Argjentinës, spanjolli vazhdon të dominojë në Motot Gp dhe është shumë e vështirë për pilotët e tjerë ti qëndrojnë prapa. Marquez e nisi çmimin e madh të Argjentinës nga pole position por që në kthesën e parë e pa veten disa vende prapa. Por motori Honda këtë sezon është i një planeti tjetër dhe po ashtu Marquez, kampioni në fuqi i botës filloi të rekuperonte pozicion pas pozicion deri sa 9 xhiro nga fundi i mori vendin e parë Jorge Lorenzos për të mos e lëshuar më deri në fund të garës. Fitorja e 3-të në po kaq gara për katalanasin. Me sa duket Marquez nuk do ta ketë të vështirë të shpallet kampion bote për të dytin vit radhazi. Një paraqitje të mirë zhvilloi dhe Jorge Lorenzo, majorkeni e nisi mjaft mirë garën duke u pozicionuar në vendin e parë, por diferenca mes Yamahës dhe Hondës është e dukshme dhe Lorenzos ju desh të dorëzohej në fillim para Marquezit e më pas edhe para Dani Pedrosës. Gjthsesi kjo ishte herë e parë që spanjolli i Yamahës u ngjit në podium pas dy paraqitjeve aspak të mira në garat para ardhëse. Dani Pedrosa e përfundoi çmimin e madh të Argjentines në vendin e dytë, Pedrosa mund të jetë i vetmi që mund ta shqetësojë Marc Marquezin duke parë që drejtojnë të njëjtin lloj motori por duket e vështirë që dikush ta vendosë vërtet në vështirësi kampionin në fuqi të botës. 7 herë fituesi i Moto Gp Valentino Rossi e mbylli garën në vendin e 4-të. Italiani pati një ritëm të mirë në fillim të çmimt të madh dhe u duk sikur një vend në podium ishte më se i mundshëm, por një gabim i gjermanit Bradl e detyroi doktorin të dilte disa metra jashtë pistët duke e kompromentuar në këtë mënyrë garën e Pezarezit. Çmimi i madh i ardhshëm do të zhvillohet më 4 Maj në Jerez dela Frontera në Spanjë.