Rudi Gracia : Conte nuk më duket i qetë

Rudi Garcia i është kundërpërgjigjur trajnerit të Juventusit Antonio Conte pasi ky i fundit e cilësoi francezin si te pa edukatë dhe provincial pas deklaratave që Garcia kish lëshuar më parë duke thënë se kundër Juventusit skuadrat e tjera nuk japin maksimun " Unë nuk po flisja për Juventusin, komenti im ishte për skuadrat që luajnë kundër tyre, gjths Conte nuk më duket shumë i qetë. Nuk dua të shtoj diçka tjetër nuk më pëlqen të flas më për këtë çështje."Më pas takniku i Romës foli edhe përsa i përket luftës për titull me Juven " Mund tju them vetëm se ne do të shohim çdo të ndodhë në takimin mes Sassuolos dhe Juves dhe pastaj do të na duhet të fitojmë me Catanian, titulli nuk varet nga ne. Përsa i përket përballjes direkte them se është akoma larg, më parë duhet të shohim se si do të përfundojë Sassuolo-Juventus për të kuptuar nëse kampionati është akoma i hapur apo jo" theksoi francezi i Romës. Në fund tekniku i verdhe kuqve foli edhe në lidhje me përshtypjet e tij për Italinë: " Stadiumi Olimpico më pëlqen shumë, u pa dhe me Milanin atmosfera që u krijua. Kam shumë respekt për Italinë, si për njerëzit ashtu dhe për vendin, gjuha italiane më pëlqen shumë" përfundoi Rudi Gracia Roma ndodhet për momentin 5 pikë pas Juventusit kryesues por keëta të fundit do të kenë mundësinë që sonte në mbrëmje ta dërgojnë sërish diferencën në +8.