Barcelona, çfarë përmbysje... "tremb" Atletikon
Barcelona ka arritur të mundë Vilarealin mbrëmjen e sotme në fushën e këtyre të fundit duke zhvilluar një ndeshjë të jashtëzakonshme.Djemtë e Tata Martino kanë arritur të përmbysin rezultatin edhe pse ishte 2-0 në favor të Vilareal. 25 minutat e fundit të ndeshjes kanë qenë spektakolare, ku rezultati ndryshoi nga 2-0 në 2-3.Për të të përmbysur rezultatin Barcelonës i kanë ardhur në ndihmë dhe dy herë mbrojtësat e Vilareal pasi kanë shënuar 2 autogola. Gabriel, dhe Musacchio, kanë shënaur secili nga një gol në portën e tyre duke çuar rezultatin në 2-2.Për të shënuar golin e fitores për Barcelonën ka menduar Leo Mesi, i cili ka kombinuar bukur në zonë me Fabregas dhe shënon duke i dhënë fitoren ekipit të tij.Siç është deklaruar nga stafi i Barcelonës në fundin e ndeshjes, kjo ishte një fitore për Tito Vilanovën i cili u shua nga jeta para dy ditësh.Me 3 pikshin e sotëm, katalanasit ngjiten në kuotën e 84 pikëve dhe kapin vendin e dytë vetëm 4 pikë larg Atletikos. Ndërkohe Real Madrid zbret në vendin e 3-të me 83 pikë. Kanë mbetur edhe 3 javë nga "La Liga" dhe çdo gjë është ë hapur.