Shkëlzen Gashi konfirmohet si golashënues, i jep një pikë Grasshopersit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2014, 21:32
Shkëlzen Gashi vazhdon të shënojë gola në Superligën e Zvicrës duke u konfirmuar si golashënuesi më i mirë i ekipit të tij por dhe i kësaj lige.Gashi ka realizuar golin e vetëm për Grasshopers, përballë Bazilit, gol i cili në fund doli të jetë edhe i vlefshem një pikë.Në minutën e 36-të Gashi shënoi duke zhbllokuar rezultatin, edhe pse 8 minuta më vonë Bazeli barazoi shifrat në 1-1 dhe ky rezultat shoqëroi gjithë takimin. Ndeshja ka përfunduar barazim, rezultat ky qe i shërben më shumë Bazelit.Gashi tashmë kryeson listën e top shënuesve të ligës zvicerane me plot 13 gola të shënuar dhe objektivi i tij personal është dhe fitimi i "Këpucës së artë".