Francë / PSG-së nuk i mjafton Cavani, shtyhet festa e titullit

Barazimi i sotëm përballë Sochaux në javën e 35-të nuk e lejon PSG-në të festojë titullin kampion në Francë.Ekipi drejtuar nga Blanc nuk ka mundur te shkojë më shumë se një barazim sot kundër Sochaux.Kryeqytetasit e lenë kështu fesën e titullit për javën e ardhshme kundër Rennes. Edhe pse janë 83 pikë në rënditjë, 8 më shumë se Monako, matematika nuk ia lejon të festojnë pasi ngelen për t'u luajtur edhe 3 javë.Golit të shënuar nga Edison Cavani i është përgjigjur ekipi kundërshtar duke mos i lejuar parizienët të shpallen zyrtarisht Kampionë, 3 javë para përfundimit të kampionatit. Ndeshja ka përfunduar 1-1