Angli / Chelsea mund Liverpulin në shtëpi dhe rihap kampionatin

Sfida mes Liverpool dhe Chelsea e vlefshme për javën e 36 të Premier League ka përfunduar 0-2 në favor të bluve të Londrës."Të kuqtë" e Liverpool u përpoqën të mbrojnë vendin e parë pasi kanë aktualisht 81 pikë në rënditje, por  Chelsea i Mourinhos ishte shumë i fortë për ta përballuar.Liverpul me këtë humbje ka rihapur gjithçka përsa i përket çështjes "titull" pasi diferenca mes vendit të parë, (Liverpul) dhe vendit të dytë (Chelsea) është vetëm 3 pikë, kur kanë mbetur edhe 3 javë nga fundi.Golat e Demba Ba dhe Willian në limitet e të dyja pjesëve (45+ dhe 90+) i dhanë fitoren bluve të Londrës të cilët tani mund të tentojnë dhe fitimin e titullit kampion.