Itali / Lazio fiton në transfertë, Sampdoria "përmbys" Chievon
Mbyllen një pjesë e mirë e ndeshjeve për javën e 35-të të Seria A. Takimi i parë që hapi dhe ditën e sotme ishte ai mes Veronas dhe Catanias i cili përfundoi 4-0 në favor të vendasve, me një super Luca Toni i cili shënoi një dopietë në këtë takim.Në takimet e tjera të zhvilluara në orën 15:00 ra në dy fitorja e Lazios në transfertë kundër Livornos. Për ekipin e Rejas titullarë ishin edhe 2-shja shqiptare, Berisha - Cana të cilët kanë luajtur shumë mirë duhet thënë.Cagliari mund Parmën me gol të Pinillas dhe mer një fitore e cila i jep qetësi, pasi ngjitet në kuotën e 39 pikëve dhe pothuajse i ka shpëtuar rënies. Parma humb shansin për një pjesmarrje në Kupat e Europës.Ndeshje e jashtëzakoshme ajo mes Sampdorias dhe Chievos. Miqtë kanë kaluar të parët në avantazh por Sampdoria përmbysi gjithçka vetëm 15 minutat e fundit.Torino mer një fitore përballë Udinezes dhe shpreson tek një vend në Europa League. Ekipi i ku aktivizohet dhe shqiptari Migjen Basha ka fituar pastër 2-0. Takimet e sotme:(12.30) Verona-Catania 4-0 (6', 28' Toni, 45' Marquinho, 75' Gomez)
Cagliari-Parma 1-0 ( Pinilla 35' pen )
Livorno-Lazio 0-2 ( Mauri 15' Candreva 51' pen )
Sampdoria-Chievo 2-1 (Eder 81' Soriano 90+ , Therau 66' )
Torino-Udinese 2-0 (El Kaddouri 15' Immobile 56' )
(20.45) Atalanta-Genoa