Shënon Berisha dhe i jep fitoren ekipit të tij Brisbane Roar

Sulmuesi Shqiptar, Besart Berisha vazhdon të kalojë një formë të shkëlqyer tek ekipi i tij australian, Brisbane Roar.Berisha është rikthyer tek goli pas disa javësh probleme me sjelljen e tij ku kartonat e kuq nuk i kanë munguar. Besarti ka shënuar golin e vetëm të takimit në ndeshjen Brisbane - Melbourne e cila ka përfunduar 1-0 për ekipin e sumuesit Shqiptar.Ndeshja ishte e vlefshme për gjysëmfinalet e Play -Off në Australi. Goli erdhi në minutën e 58 dhe ngeli në fuqi për gjithë takimin.Besart Berisha ka konfirmuar para disa javësh se do të jete pjesë e ekipit Kombëtar në eleminatoret qe përfaqësuesja jonë do të zhvillojë për "Francë 2016".