Mirel Josa: Humbja me Teutën nuk duhet të na demoralizojë, me Kukësin ta kthejmë në festë
Trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa ka folur pas humbjes që ekipi i tij pësoi përballë Teutës dje në 'Niko Dovana". Josa bëri me dije se Teuta e meritoi fitoren por ekipi i tij nuk duhet të demoralizohet nga kjo humbje.Sipas Josës, Skenderbeu tani duhet të përgatitë sa më mirë sfidën ndaj Kukësit pasi vetëm një pikë nga kjo ndeshje dhe ata shpallen zyrtarisht kampionë." Ndeshja me Teutën ishte një ndeshje jo shumë e mirë nga ana jonë, bëmë shumë gabime të cilat kundërshtari i shfrytëzoi si duhet. Ata luajtën më mirë se ne dhe në fund e merituan fitoren. Kjo humbje nuk duhet të ndikojë tek gjendja jonë psikologjike". - shtoi Josa"Në mesjavë na pret ndeshja e rëndësishme me Kuësin në shtëpi dhe në duhet të motivohemi pasi nuk duhet të dalim pa pikë nga ky takim. Jam i bindur se kjo do të jetë java ku ne do të festojmë zyrtarisht titullin kampion." -mbylli deklaratën e tij Mirel Josa