Itali / Lazio udhëton sot në transfertën e Livornos, Berisha e Cana titullarë
Dyshja shqiptare, Berisha - Cana do të jenë titullarë sot në ndeshjen që ekipi i tyre Lazio do të luajë në transfertë përballë Livornos në javën e 35 të Seria A.Tekniku i Lazios, Edi Reja do ti besojë katërkendëshin e portës gardionit Shqiptar, Etrit Berisha pasi Marcheti vazhdon të vuajnë një dëmtim.Edhe për Lorikun sot do të ketë një vend të formacion, ai do të luajë në qëndër të mbrojtjes së bashku me Dias, dhe të dy do të formojnë dyshen e qëndrës.Lazio ndodhet në mesin e tabelës në Seria a, dhe aktualisht është e qetë pasi objektivat sezonalë nuk ka mundur t'i arrijë.Europa është larg dhe drejtuesit kënaqen me ato pikë që kanë grumbulluar deri tani.Në takimet e tjera luhen:12:30 Verona - Catania15:00 Cagliari - Parma15:00 Livorno - Lazio15:00 Sampdoria - Chievo15:00 Torino - Udineze20:45 Atalanta - Genoa