Tenis: Nishikori - Giraldo do jetë finalja e Barcelonës

Ka përfunduar më shpejt nga sa pritej ëndrra e Nicolas Almagro në turneun e Sabadell Barcelona.Spanjolli pasi mundi ne cerekfinale numërin 1 të botës Rafael Nadal është mposhtur në gjysëmfinale nga kolumbiani Santiago Giraldo me rezultatin 7-5 6-3.Duket qartë se lodhja e ndeshjes ndaj Nadal ka ndikuar së tepërmi në këtë humbje.Në takimin tjetër gjysëmfinal japonezi Kei Nishikori ka mposhtur letonezin Ernests Gulbis me rezultatin 6-2 6-4.Kjo do jetë finalja e dytë sezonale për tenistin japonez pas triumfit në turneun e Memphis ku mposhti kroatin Ivo Karlovic.