Armando Sadiku shënon gol me Zyihun, në fund feston Hyka
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2014, 09:32
Armando Sadiku përballë Jahmir Hykës, ky ka qenë dje derbi shqiptar i rradhës nga kampionatin zvicerian.Të dy kuqezinjtë e kanë nisur si titullar këtë takim. Armando Sadiku është ai që zhbllokon ndeshjen në minutën e 12-të të pjesës së parë, duke shënuar dhe golin e tij të dytë në kampionat me Zyrihun. Pjesa e parë do të përfundonte 1-0 ku goli i Sadikut mbetej në fuqi. Në pjesën e dytë është kthyer gjithçka. Në minutën e 52, Luzern arrin të barazojë, dhe në të 68-tën bëjnë surprizën duke kaluar në avantazh. Jahmir Hyka jep asistin e golit.Luzernën arrin të ngjitet me këtë fitore në vendin e tretë në kampionat në kuotën e 48 pikëve, mdërkohë Zyrihu ndodhet më poshtë në rënditje por i qetë, pasi ka siguruar pikët e duhura.