Elbasani rikthehet zyrtarisht në Superligë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2014, 09:23
Pas plot 3 vjet pritje, ekipi i Elbasanit është ngjitur në elitën e futbollist Shqiptar. Sezoni 2010-2011 do të rrëzonte "verdheblutë" në kategorinë e parë ku atje do të qëndronin për 3 vjet.Dita e djeshme ka qenë më e mira për ekipin e drejtuar nga presidenti Arben Laze dhe trajneri File. Pas një sezoni të shkëputur në vendin e parë të rënditjes, dje pas fitores kundër Pogradecit 2-1, ka erdhur dhe zyrtarizimi i ngjitjes në Superligë, pasi matematika ia mundëson.Elbasani ka aktualisht 58 pikë në rënditje ç'ka i mundëson kalimin një kategori më sipër edhe pse kampionati nuk është mbyllur ende.