Panathinaikos "shkatërron" PAOK dhe fiton Kupën e Greqisë

Sot në orën 19:00 u luajt finalja e Kupës së Greqisë. Panathinaikos "shkatërroj" PAOK 1-4. Një 90 minutesh i dominuar nga "Trifilët" me një Berg në super formë që realizoj plot 3 gola në këtë takim.

PAOK u dukë një ekip krejt ndryshe, një ekip pa motivim, me vetëm 7 gjujtje në port kundrejt plot 17 gjuajtjeve që bëri Panathinaikos. Në këtë takim luajti dhe KACE për 90 minuta i cili tentoj 2 herë nga distanca por më kot.

Kjo ndeshje pati 4 kartona të verdhë ku PAOK mori 1 (18'Kace) dhe Panathinaikos 4 (20'Koutroubis, 54'Karelis, 60'Zeca, 89'Berg). Panathinaikos sot e fitoj për të 18 herë Kupën e Greqisë. Lojtari më i mirë i takimit padyshim ishte Berg.

Golat:

Në minutë e 15 Nano nga goditja e këndit kroson në zonë,topi gjen Berg që ju desh të godiste 2 herë dhe gol 0-1.

Në minutën e 50 pas asisit nga Zeca, Berg gjendet i vetem në zonë,përball portierit Glikos e con topin në rrjet 0-2.

Nuk kishte kaluar akoma gëzimi i golit të 2 dhe pas një krosimi përsëri nga goditja e këndit nga ana e Nano, Karelis kërcen mbi të gjithë dhe 0-3.

Në minutën e 69 Abeid shkakton faull ndaj Kiciu në zonë dhe penallti. Vukic godet në të 70 dhe duket se rihapi ndeshjen 1-3.

Vjen dhe minuta e 87, top i Ajagun për Berg i cili kalon me një finte të bukur Tzarvelas,godet dhe 1-4.

Por emocionet nuk kanë mbaruar sepse tani në Super Kupën e Greqisë do të përballen dy rivalet historik: PANATHINAIKOS - OLYMPIAKOS. Derbi i "zjarrit" po vjen...

PAOK 1-4 Panathinaikos(70'(P)Vukic / 15' 50' 87'Berg, 54'Karelis)