Spanjë / Real Madrid kalon lehtësisht Osasunën, i afrohet Atletikos

Reali i Madridit ka kaluar me sukses ndeshjen e radhës në kampionat përballë Osasunës. Të besuarit e Ançelotit kanë fituar sot 4-0 në javën e 35 të La ligas.Dy gola nga Ronaldo një nga Ramos dhe një tjetër nga Carvjl ishin shumë për Osasunën e cila nuk ka mundur për asnjë moment të reagojë.Me fitoren e sotme Real Madrid ngjitet në kuotën e 82 pikëve , 3 më pak se Atletiko e vendit të parë. Real është në garë ende për kampionatin po ashtu dhe në Champions është një hap larg finales.Osasuna nga ana tjetër ngelet një ekip i rrezikuar dhe do të "luftojë" deri në fund për të qëndruar mes më të mirave në Spanjë.