Angli / Debutim ëndrash për Giggs, Manchester United - Norwich 4-0
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Prill 2014, 22:07
Nuk kishte ku të shkonte debutim më i bukur për Rayan Giggs në stolin e Manchester United. Kjo ishte ndeshja e parë për Giggs dhe ai ka për ta mbajtur mend gjatë."Djajtë e Kuq" kanë mundur sot Norwich 4-0 duke zhvilluar një lojë spektakolare.Dy gola nga Rooney dhe dy nga Mata i dhanë të pranishmëve një emocion të madh dhe të papërshkrueshëm. Atmosfera në "Old Trafford" ishte e mahnitshme edhe para fillimit të ndeshjes.Një fitore që nuk vlen shumë për rënditjen por është e rëndësishme por moralin e skuadrës dhe të ardhmen..Giggs nuk do të jetë trajner për sezonin e ardhshëm, Van Gaal është në pole, por me siguri për Rayan është një ditë për të kujtuar gjatë në jetën e tij.