Itali / Fiorentina fiton kundër Bolognës në transfertë, "Show" nga Cuardado

Ndeshje mes Europës dhe shpëtimit nga kategoria, ajo e luajtur sot mes Bolognas dhe Fiorentinës për javën e 35 të Seria A.Fiorentina e drejtuar nga Montella ka arritur të marrë një fitore spektakolare edhe pse luante në transfertë."Vjollcët" mundën Bolognan 0-3 në fushën e këtyre të fundit duke u afruar sa më shumë me zonën europiane.Dy herë Cuardado ( futbollisti më i mirë i ndeshjes ) dhe një here Iliçiç ishin shumë për ekipin e Bolognës e cila pothuajse është dorëzuar dhe pritet rënia në Serinë B.Fiorentina me fitoren e sotme ka kapur kuotën e 31 pikëve duke u konsoliduar në vendin e katërt dhe siguruar një vend në "Europa League"