Hamdi Salihi shënon gol në Izrael me Hapoel Acre

Sulmuesi shkodran i Kombëtares Shqiptare, Hamdi Salihi është rikthyer tek goli. Salihi ka shënuar golin e fitores në ndeshjen Hapoel Acre - Hapoel Haifa e vlefshme për njërin nga gupet e kampionatit e Izraelit.Goli i Shqiptarit erdhi në minutën e 39 të pjesës së parë dhe ishte po ky gol që vendosi fatin e ndeshjes.Ekipi Hapoel Acre ndodhet në mesin e tabelës në kamionatin izraelit dhe Salihi është një nga sulmuesit kryesor të këtij ekipi.Shkodrani u afrua tek Acre në muajin Janar dhe ky është goli i 3-të në këtë kampionat.  Salihi ka arritur të fitojë shumë shpejt zemrën e tifozave të ekipit të tij.