Itali / Inter dhe Napoli bëjnë "paqe"

Inter dhe Napoli u ndeshën mbrëmjen e sotme në "San Siro" në sfidën e vlefshme për javën e 35 të Seria A.Takimi është mbyllur 0-0 ku duket sikur ky rezultat i shërben më shumë Napolit i cili forcon pozitat në vendin e 3-të, vend ky që i mundëson pjesmarrjen në Champions League.Nga ana tjetër Inter nuk mundi të përfitojë nga humbja e Milanit me Romën për të qenë më e qetë në vendin e 5-tëPas barazimit të sotëm ky vend mbetet i hapur, sepse java e ardhshme i rezervon përballjen me "kushrinjtë" e Milanit. Sfidë kjo që do të tregojë se cili nga këto ekipe meriton të jetë pjesë e "Europa League".