Tirana mund Vllazninë dhe i shpëton rënies, Skënderbeu ndalet në Durrës

Superliga Shqiptare mbylli sot të gjitha takimet  e javës së 30-të. Të gjitha ndeshjet e kësaj jave u luajtën në orën 16:00 pasi në këtë mënyre largohen dyshimet për favorizime mes skuadrave.Në takimet e sotme Tirana ka arritur të mundë me rezultatin 2-1 Vllazninë në "Qemal Stafa". Me këtë fitore "bardheblutë" pothuajse kanë plotësuar objetivin e tyre për të mos rënë nga kategoria.Kampionët e Skënderbeut luajtën në transfertë përballë Teutës dhe pësuan një humbje 2-1 por që nuk ua rrezikon titullin pasi ngelen përsëri +7 pikë nga ndjeksit. Teuta nga ana tjetër ecën e sigurt drejt vendit të katërt.Partizani ka arritur të "blindojë" vendin e 3-të në rënditje pasi ka mundur minimalisht Kastriotin me rezultatin 1-0 në shtëpinë e tyre.Besa ka arritur ti "shfryjë" dufin Lushnjës së dorëzuar duke e mundur 3-0 në një sfidë ku do mungonin tifozat pasi fusha është e dënuar. Të besuarit e Mërgjyshit ngjiten në kuotën e 38 por edhe pas kësaj fitoreje ata rrezikojnë qëndrimin në elitë.Kukësi nuk mundet të përfitojë nga humbja e Skënderbeut për t'ju afruar sa më shumë vendit të parë pasi u ndal nga Laçi në shifrat 1-1. Kuksianët ruajnë vendin e dytë, ndërsa Laçi mbetet në garë për një vend në Kupat e EuropësNdërkohë Flamurtari- Bylis është luajtur në tavolinë dhe vlonjatët kanë marrë 3 pikët pasi Bylis është e dënuar.Ndeshjet e sotme:Tirana - Vllaznia 2-1  ( Vrapi 19' Morina 50' , Bushiç 34' (pen) )Teuta - Skenderbeu 2-1 ( Samb 58' Jakupi 86' , Pejiç 90+ )Kukësi - Laçi 1-1 ( Izuçuku 44' , Xhejms 54' )Besa - Lushnja 3-0 ( Sefa 30′ (pen) 49' 84' )Partizani - Kastrioti 1-0 ( Sacer 48' )Flamurtari - Bylis 3-0 ( në tavolinë )