Sedorf: Humbja me Romën nuk duhet të na ulë moralin

Tekniku holandez i Milanit u shpreh se ekipi i tij duhet të qëndrojë me kokën lart pavarësisht humbjes në Romë.Humbja e djeshme ndërpreu serinë e 5 fitoreve rresht të Milanit, por trajneri i kuqezinjve u shpreh i kënaqur me lojën e futbollistëve të tij dhe kërkon prej tyre që të njëjtën performancë ta zhvillojnë edhe në derbin ndaj Interit.“Nuk është problem të humbësh ndaj një ekipi si Roma të cilët kanë qënë në super formë që nga fillimi i kampionatit dhe vazhdojnë ende të shpresojnë tek titulli kampion. Ne kemi marrë 15 pikë në 6 ndeshje ndaj jemi në rrugën e duhur. Tani të shohim para për derbin me Interin” – tha Sedorf.Sedorf zëvendesoi këtë sezon në bankinën e Milanit të shkarkuarin Masimiliano Alegri dhe deri më tani duket se po bën një punë të kënaqshme.