Brendan Roxhers i sigurt për rinovimin me Liverpulin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Prill 2014, 15:47
Trajneri irlandezo-verior i Liverpulit shprehet se është i bindur që do të firmosë shumë shpejt rinovimin me skuadrën angleze.Kontrata e Roxhersit skadon në vitin 2015, por duke qënë se ai po e drejton klubin drejt titullit të parë kampion në Angli pas 24 vjetësh dhe minimalisht për këtë sezon ka siguruar kualifikim direkt për në Ligën e Kampionëve, rinovimi i tij duket diçka e sigurt.“Do të diskutojmë për kontratën vetëm në fund të sezonit, por jam i sigurt që do të gjejmë gjuhën e përbashkët” – tha Roxhers.Megjithëse shumë klube pritet të interesohen për shërbimet e tij, ai shprehet se ka ende shumë gjëra për të fituar me Liverpulin.