Tirana - Vllaznia, beteja sot në stadiumin "Qemal Stafa"
Java e 30-të e Supeligës Shqiptare ve përballë Tiranën dhe Vllazninë."Rivaliteti" i krijuar mes këtyre ekipeve vitet e fundit ka bërë që kjo ndeshje të ndiqet nga një numër i konsiderushëm tifozash në shkallët e stadiumit "Qemal Stafa"Vllaznia vjen në këtë transfertë pas një ecurie të shkëlqyer ku 5 fitore rradhazi e bejnë këtë ekip që të mos ndalet dhe tifozat e kanë ndjekur ekipin në këtë transfertë duke mos dashur ta lenë vetëm.Nga ana tjetër Tirana po kalon një formë të shkëlqyer dhe tifozat i ka gjithnjë pranë. Edhe sot përballë Vllaznisë ata pritet të mbushin shkallët dhe krijojnë një atmosferë të shkëlqyer.Nga sa parashikohet sot do të jenë të pranishëm në stadium reth 7 mijë tifoza nga të dyja palët. Një numër që nuk e shohim shpesh kur luan një ndeshje e Superligës Shqiptare.