Luis Van Gaal do të jetë trajner i Manchester United
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Prill 2014, 13:49
Në Hollandë e quajnë zyrtare: Ish trajneri i Bayernit, Luis Van Gaal do të jetë trajneri i ekipit anglez, Manxhester United për sezonin e ardhshëm.Shkarkimi i David Moyes ka vënë në lëvizje prej ditësh drejtuesit e Manchester për të kërkuar një trajner i cili do të jetë në gjendje të kthejë klubin anglez tek fitoret.Siç raportohet nga mediat hollandeze, Van Gaal ka arritur akordin me "djajtë e kuq" dhe pas përfundimit të "Botërorit 2014" ai do të ulet në stolin e Manchester United.Aktualisht drejtimin e United e ka marrë Uellsjani, Rayan Gigs i cili do të jetë në krye të klubit deri në përfundim të sezonit. Më pas puna do t'i kalojë hollandezit Luis Van Gaal.