Januzaj tek Belgjika, "irritohen" futbollistët vendas

Adnan Januzaj do të përballet me pakënaqësi nga një pjesë e mirë e bashkëlojtarëve të përfaqësueses së BelgjikësKevin Mirallas, lojtar i Evertonit, është i pari që i ka kërkuar trajnerit Mark Vilmots që mos ta ftojë talentin kosovar në Kampionatin Botëror 2014.Futbollistët aktualë të Belgjikës, paralajmërojnë trazira në skuadër nëse Vilmots e fton në përfaqësuese mesfushorin e Junajtid."Nuk do të ishte e drejtë për të lënë një lojtar tjetër të mirë për dikë që nuk ka luajtur shumë për klubin e tij në muajt e fundit dhe as ka kontribuar në fazën kualifikuese." - kanë deklaruar disa nga futbollistët e Belgjikës."Adnan nuk e njeh grupin, dhe ne nuk është se kemi mungesë lojtari të duhur në atë rol ku luan Januzaj. Alternativat janë shume, nuk e kuptoj cilin futbollist do të largojë trajneri për të inkuadruar në fushë Adnanin". -shtoi Mirallas