Lorik Cana po mendon largimin nga Lazio

Lorik Cana pritet të largohet nga Lazio, me perspektivë të një rikthimi në Francë, tek Olimpik Marseja, aty ku ka kujtime të bukura dhe ka luajtur nga 2005-a deri në 2009-ën.Presidenti i Lazios po mendon për një revolucion. Reparti që do të pësojë më shumë ndryshime për edicionin tjetër do jetë ai i mbrojtjes, aty ku aktivizohet edhe kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana.Marseja mbetet shtëpia e dytë për Canën, fakt të cilin ai e ka pohuar disa herë në intervista të ndryshme. Vetë kapiteni kuqezi në një prononcim për mediat italiane, pas ndeshjes me Parmën (të fituar 3-2 nga Lacio), pohoi se po mendonte largimin.