Superliga Shqiptare / Luhen sot të gjitha takimet e javës së 30-të
Superliga Shqiptare po i drejtohet fundit. Sot në orën 16:00 luhen të gjitha takimet e javës së 30-të.Kanë mbetur edhe 4 javë nga mbyllja e këtij sezoni dhe shumë gjera janë ende të paqarta. Skënderbeu i shkëputur +8 pikë nga ndjeksit pothuajse ka hipotekuar çështjen "titull" por përderisa matematika nuk ia lejon të festojnë, korçarët duhet të fitojnë për ta zyrtarizuar sa më shpejt."Luftë" e hapur edhe për një vend në Kupat e Europës" pasi janë Partizani, Kukësi, Laçi dhe Teuta ekipet që e duan një vend në këtë kompeticion.Disi më të qarta gjerat në dulein "mbijetesë". Tirana, Vllaznia, dhe Flamurtari të cilat para disa javësh rrezikonin rënien duket se e kanë kaluar këtë problem duke ia lënë vendin Besës e cila ka vetëm 35 pikë duke qenë ekipi më shumë i rrezikuar, por gjithçka mund të ndodhë deri në fund.Sot do të kemi përballje interesante, ku mund të veçojmë 2 takime, Tirana - Vllaznia dhe Teuta - Skenderbeu. Nga sa kemi parë vitet e fundit gjithmonë kur kanë luajtur këto 2 ekipe spektakli ka qënë i garantuar.Në sfidat e tjera Besa pret në shtëpi Lushnjën pothuajse të dorëzuar, Laçi udhëton në transfertën e vështirë kuksiane dhe Partizani pret në kryeqytet Kastriotin. Ndërkohe ndeshja Flamurtari - Bylis nuk do të luhet pasi ekipi ballshiot është rrezuar nga Komisioni i Disiplinës dhe vlonjatëve u shkojnë 3 pikët në tavolinë.