Fiorentina, Montella: G.Rosi nuk është grumbulluar, Gomez? sezon i përfunduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Prill 2014, 10:15
Trajneri i Fiorentinës, Montella nuk sjell lajme të mira në prag të ndeshjes kundër Bolonjës.Fiorentina ka mendjen në finalen e Kupës italiane dhe tekniku bën llogaritë e vjollcëve për të ardhmen dhe flet për gjendjen fizike të futbollistëve të tij."G.Rosi nuk është në gjendje të mirë dhe nuk do të luajë pasi nuk duam të rrezikojmë, unë shpresoj që ta kem atë në dispozicion për ndeshjen kundër Napolit. Ne do të bëjmë të pamundurën.Gomez ? Mendoj se nuk do të luajë më deri në fundin e këtij sezoni, pasi vazhdon të vuajë dëmtimin." -mbylli shkurtimisht Montella