Mazzari: De Laurentis ? Sigurisht që do ta përshëndes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Prill 2014, 10:05
"Unë jam gjithmonë i fokusuar tek loja dhe ajo që ndodh në fushë, unë nuk kam probleme në njerëzit me të cilët kam punuar më përpara pasi unë di të rrespektoj.Kam bërë katër vjet fantastike tek Napoli dhe jam vlerësuar për punën time. Ndoshta dikush nuk e kupton, por kjo i përket të kaluarës."Tha Valter Mazzarri në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes Inter - Napoli në lidhje me një takim të mundshëm me ish presidentin e tij De Laurentiis para ndeshjes së sotme."Sigurisht që do ta përshëndes ish presidentin tim De Laurentis, mes nesh nuk ka asnjë problem, sot e kam kundërshtar, por kam qenë i lidhur në të kaluarën."