Lamutumirë Milan... është Monako në të ardhmen e Balotellit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Prill 2014, 09:56
E ardhmja e Balotellit duket gjithnjë edhe më larg Milanit. Sezonin e ardhshëm sulmuesi "kuq e zi" mund të ndryshojë ekip, pasi herë pas herë punët nuk shkojnë mirë me tifozat e Milanit të cilët e kanë kontestuar shpesh.Klubi më i përshtatshëm për sulmuesin italian, do të ishte Monako në Francë. Të paktën këto janë fjalët që mësohet të ketë thënë vetë agjenti i Balotelit, Mino Rayola.Mario është momentalisht sulmuesi kryesor i Milanit por sjelljet e tij të çuditshme herë pas herë kanë bërë që drejtuesit e Milanit ta shohin atë larg ekipit të tyre.Monako do të ishte klubi që do të investonte pa problem për të patur në ekip një sulmues si Mario Malotelli.