Roma mund Milanin dhe i afrohet Juventusit...Kuqezinjtë kthehen me "këmbë në tokë"
Sfida mes Romës dhe Milanit e vlefshme për javën e 35 të Seria A, ka përfunduar 2-0 në favor të kryeqytatasve. .Roma ndodhet e qetë në vendin e dytë të rënditjes dhe fitorja e sotme i afron më shumë me kreun, ndërsa Milan duhet të "luftojë" për të fituar pjesmarrjen në 'Europa League" por pas humbjes së sotme punët vështirësohen edhe më shumë.Për të vulosur fitoren e sotme fillimisht ka menduar mesfushori boshnjak, Miralem Pjaniç i cili ka shënuar një supergol në minutën e 43 duke kaluar Romën në avantazh.Goli i dytë vjen nga këmbët e Tottit, i cili gjuan i vetëm përballë Abiatit por ky i fundit e grushton topin, aty pranë ndodhet Gervinho i cili përfiton duke shënuar golin e dytë.Milani nga ana tjetër e ka të vështirë të reagojë pasi sulmuesit nuk kanë qenë në një sitë të mirë. Kjo humbje i kthen kuqezinjtë me këmbë në tokë pasi kishin 5 fitore rradhazi në kampionat.Formacionet:ROMA: De Sanctis, Maicon, Toloi, Castan, Dodò, Pjanic, De Rossi, Nainggolan, Gervinho, Totti, Ljajic.
MILAN: Abbiati; Bonera, Rami, Mexes, Constant; Montolivo, Muntari; Honda, Kakà, Taarabt; Balotelli..