Ryan Giggs : Jam krenar që do të drejtoj Manchester United

Tranjeri i ri i Manchester United është shprehur për herë të parë që nga momenti që u emërua si trajneri i parë i skuadrës angleze. Ryan Giggs ka rregjistruar më shumë se 1000 takime si lojtar i United dhe tani duket i gatshëm ti drejtojë ata deri në fund të sezonit. Drejtuesit e Manchester United larguan disa ditë më parë trajnerin skocez David Moyes pas rezultateve zhgënjyese që ky i fundit arriti nën drejtimin e kampionëve në fuqi të Anglisë, ku britanikët pas 19 vitesh nuk do të marrin pjesë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. "Jam me të vërtetë krenar që m'u dha kjo mundësi. Jam shumë i lumtur dhe sigurisht jam dhe paksa i emocionuar. Me zor e pres momentin kur do të zbres në "Old Trafford" si trajner dhe të ndjej gjithë brohorimat e tifozerisë" u shpreh Giggs. Më tej uellsiani foli edhe për lidhjen e tij me United " Kam qënë gjithë jetën tifoz i Manchester United, dhe ky klub është një nga pjesët më të rëndësishme të jetës time. E përsëris edhe një herë, nuk jam ndjer kurrë më shumë krenar se sa tani" theksoi Ryan Giggs. Tranjeri i ri i skuadrës angleze foli edhe për personin parë me të cilin komunikoi pasi ju bë e ditur detyra e re " I pari njeri që fola ishte Sir Alex, i kërkova këshilla dhe doja të kuptoja më së miri se çfarë do të thotë të drejtosh United. Besoj se nuk mund të ma shpjegonte dikush tjetër më mirë se ai" u shpreh uellsiani " Dua që të luajmë një futboll entuziazmues, dua që fansat tonë kur të na shohin të mos ndalojnë së brohorituri. Folozofia e United është të sulmojë në çdo moment dhe ne i kemi mundësitë ta bëjmë këtë. Në skuadrën tonë ka lojtarë të mëdhenj që mund të bëjnë diferencën" përfundoi trajneri i ri i Manchester United Ryan Giggs. Kampionët e Anglise ndodhen për momentin në vendin 7-të dhe tashmë janë matematikisht jashtë luftës për një vend në Champions League.