Benitez : Duhet të fitojmë për të blinduar vendin e 3-të...Morattin nuk besoj ta përshëndes

Trajneri i Napoli Rafael Benitez në prag-sfidën e ditës së nesërme përball Interit. " Është një takim i rëndësishëm për të dyja skuadrat, neve na duhet fitorja për të siguruar vendin ndërsa Interi ka si objektiv një vend në Europa League. Për eksperiencën time tek zi-kaltrit mund të them se ishte pozitive pasi fituam dy trofe, për spekulimet e tjera që qarkullojnë nuk kam asnjë koment" u shpreh spanjolli Ish trajneri i Chelsea-t foli edhe për objektivat e skuadrës napoletane kur po i drejtohemi fundit të kampionatit. "Jam i kënaqur me çfarë kemi treguar deri tani, duhet të shkojmë në San Siro pa menduar për finalen e Kupës së Italisë, përballja me Interi është më e rëndësishme për momentin. Kemi akoma objektiva për të realizuar, si unë dhe lojtarët jemi mjaft të motivuar sidomos Higuain që kërkon të fitojë edhe titullin e golshënuesit më të mirë në serinë A." -deklaroi tekniku i Napolit. Në fund spanjolli foli edhe ish-presidentin e Interit Moratti dhe trajneri aktual të zi-kaltërve Mazzarri "Mazzarri ka bërë një punë mjaft të mirë si te Napoli por edhe tani që drejton Interin. Zi-kaltrit janë një skuadër e niveli të lartë që mund të vënë në vështirësi çdo kundërshtar. Përsa i përket Morattit mendoj se nuk do e përshëndes pasi do ti drejtohem menjëherë dhomave të zhveshjes pa takuar njeri, ndërsa përsa i përket merkatos së ardhshme po punojmë për të sjellë në Napoli të paktën dy lojtarë cilësore." -përfundoi tekniku i Napoli Rafael Benitez. Napoli mban vendin e 3-të në serinë ku pothuajse e ka siguruar një vend në kualifikueset e Champonsi-t për sezonin e ardhshëm, ndërsa Interi ndodhet në vendin e 5-të 2 pikë më pak se Fiorentina e vendit të 4-ët.