Bracelona kërkon Javi Martinez dhe Cuadradon

Klubi i Barcelonës duke më aktivi në prag të merkatos së verës, pasi ju dha e drejta nga Fifa për të bërë transferima, klubi katalanas ka vënë nën shënjestër një sërë objektivash. Më parë u përmendën Ter Stegen, David Luiz, Vidal apo edhe Mesut Ozil ndërsa sot dy lojtarë të tjerë kanë dal në pah si objektiva te klubit blaugrana. Ata janë mesfushori i Bajernit të Mynihut Javi Martinez dhe anësori i Fiorentinës Juan Cuadrado. Klubi i Bracelonës po mundohet të kuptojë nëse ekziston realisht mundësia që Martinez të transferohet në Spanjë. Marrëdhëniet mes ish futbollistit të Bilabos dhe teknikut të bavarezëve Guardiola nuk duket të jenë nga më të mirat dhe për këtë Barcelona po kërkon të përfitojë për ta veshur blaugrana mesfushorin spanjoll. Cuadrado i Fiorentinës po zhvillon një sezon të shkëlqyer dhe sigurisht forma e tij nuk ka kaluar pa u vënë re nga drejtuesit e Barçës. Dani Alves me shumë mundësi do të largohet në fund të këtij sezoni dhe me sa duket drejtuesit katalanas kanë parë tek Cuadrado zëvendësuesin ideal të brazilianit. Sipas mediave iberike Barcelona është e gatshme ti ofrojë Fiorentinës 30 milion euro për të marrë shërbimet e futbollistit të kombëtares kolumbiane. Për momentin nuk ka patur ndonjë reagim të klubit vjollcë ndaj këtyre spekulimeve dhe nuk dihet nëse drejtuesit e Fiorentinës janë të gatshëm të heqin dorë nga një prej lojtarëve më të mirë të skuadrës këtë sezon. Një gjë është e sigurt që klubi katalanas do të jetë nga më aktivët në merkaton e ardhshme