Shqetëson Vidal, dëmtimi në gju më i rëndë seç mendohej
Gjendja e mesfushorit të Juventusit Arturo Vidal është nën monitorim, për shkak të problemit në gju që nuk po e lejon Silenin të zbresë në fushë. Juventusi me të drejtë është i shqetësuar pasi Vidal është një nga futbollistët kryesor të saj, dhe kontributi i tij është mjaft i rëndësishëm si në kampionati por edhe në Europa League ku torinezve do ti duhet të kthejnë rezultatin pas humbjes 2-1 ne "Da Luz", por të shqetësuar janë edhe drejtuesit e kombëtares kilene pasi botërori po afron dhe Arturo Vidal është një nga yjet e përfaqësueses amerikano-jugore. Stafi mjekësor i kombëtares së Kilit ndodhet në Torin dhe me të mbërritur skuadra në Itali sëbashku me mjekët e Juves do të bëjnë një sërë ekzaminimesh për të kuptuar gradën e dëmtimit të mesfushorit juventin. Vidal u dëmtua pas një përplasje në takimin përball Fiorentineës, në fillim nuk mendohej si diçka e rëndë por me kalimin e ditëve nuk po shihet asnjë përmirësim, kjo gjë i ka shqetësuar të gjithë në kampin juventin. "Nuk na duket diçka e rëndë por futbollisti vazhdon të ndjejë dhimbje kshu që duhen bërë ekzaminime të tjera" u shpreh drejtori sportiv i Juventusit Marotta. Kjo periudhë është vendimtare për skuadrën e Contes si për fitimin e titullit ashtu edhe për objektivat në Europa League dhe më shumë se kurrë i duhet ndihma e "Luftëtarit" Vidal.