Laporta: Situata e Messit, shokuese
Ish presidenti i Barcelonës, Joan Laporta e ka përshkruar situatën aktuale të kontratës së Lionel Messit si shokuese. Futbollisti argjentinas ka nënshkruar kontratë me klubin Blaugrana në shkurtin e vitit të kaluar, duke e bërë atë katalanas deri në vitin 2018. Më pas është përfolur për vijim e kontratës, por presidenti aktual i Barçës, Josep Maria Bartomeu ka zbuluar të dielën se klubi po planifikon ta përmirësoj kontratën e re, teksa gjithçka varet nga paraqitjet e futbollistit. "Është shokuese që situata e Messit nuk është zgjidhur ende. Nëse do të isha unë, Leo do të kishte nënshkruar për Barcelonën përgjithmonë", deklaroi Laporta për Cuatro. Ish presidenti katalanas gjithashtu argumentoi se yll brazilian, Neymar, nuk duhet të marrë çdo përgjegjësi për sezonin e tij të vështirë në Spanjë, duke pasur parasysh transferimin e tij nga Santos është subjekt i një hetimi që solli dorëheqjen e Sandro Rosell si president I blaugranëve. "Neymar është viktimë e menaxhimit të keq nga drejtuesit aktual," deklaroi ai. Ndërsa lidhur me mundësinë e kandidimit për në zgjedhjet e reja, Laporta shtoi: "Në fund të sezonit do të tregoj synimet e mija për Barcelonën'