UEFA, Barcelona vazhdojnë të ruaj vendin e parë

Në faqen e saj zyrtare, institucioni më I lart I futbollit europian, UEFA ka zbuluar renditjen e klubeve kur jemi vetëm pak orë pasi janë luajtur ndeshjet gjysmëfinale të Kupave të Europës. Në renditjen sezonale vazhdojnë të ruaj kryesimin Barcelona e cila ndodhet vetëm 3pikë përpara Bayernit të Mynihut që ndodhet vetëm 3 pikë larg dhe në rast se shkon në finale me shumë mundësi do të kaloj në vendin e parë. Në renditjen e cila përmbledh koeficentët e paraqitjeve në Europa që nga viti 2009-të, në të tretin është Reali me vetëm 0.3 pikë më pak ndërsa ndiqet nga Chelsea ai distancuar nga 3 të parat. Me gjithë sezonin shumë të dobët United ndodhet në vendin e pestë. Skuadra që ka dhuruar futbollin më të bukur në Spanjë dhe Europë, Atletiko Madrid ka fituar më shumë koeficent nga të gjitha skuadrat e tjera duke I ngjitur në vendin e nëntë. Ekipi i Simeones ka grumbulluar pikë sa trefishi I vitit të shkuar. Nga skuadrat italiane më lart në renditje është Milan në vendin e 11-të, Juventus është vetëm në të 17-ën, Napoli 31, Lazio 41 dhe Roma 55. Ndërkohë te skuadrat shqiptare më lart në renditje është Kampionia e Shqipërisë, Skënderbeu në vendin e 276, Më pas vjen Tirana në vendin e 321, Kukësi që ka grumbulluar këtë sezon 1.9 pikë sa Skënderbeu dhe ndiqen nga Flamutari dhe Teuta 376 dhe 377.