Itali / Roma-Milan, hap sot javën e 35 të Seria A
Roma-Milan është ndeshja që hap siparin e javës së 25 të Serie A. Verdhekuqtë vijnë në këtë takim pasi kanë siguruar matematikisht vendin e dytë dhe pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Champions League për sezonin e ardhshëm, ndërsa kuqezinjtë vijnë pas një sezoni të dështuar por pretendon ende për një vend në Europa League. Sonte për herë të parë për verdhekuqtë do të jetë i gatshëm në stol edhe Valmir Berisha. Në mungesë të sulmuesit Destro, Garcia e ka përfshirë 17 vjeçarin nga Peja, i cili konsiderohet si Zlatan Ibrahimovic i ri. Berisha nuk i është dhënë mundësia të debutojë me ekipin e parë të verdhekuve. Ai u transferua në janar nga Halmstadi në Romë, duke u vendosur në ekipin e të rinjve të klubit italian. Berisha ka shkëlqyer në Botërorin U-17, duke udhëhequr Suedinë drejt vendit të tretë dhe medaljes së bronztë në këtë kompeticion, ndërkohë që fitoi 'Këpucën e Artë' të turneut, duke shënuar pesë gola. Mungesa do të ketë edhe te Milani pasi Nigel de Jong bashkë me të dëmtuarit Essien, dhe Cristante nuk do të jenë të disponueshëm për Sedorf. Gervinho-Balotelli pritet të jetë edhe dueli në distancë i sfidës me sulmuesin e Romës që ka shënuar 8 gola këtë sezon, ndërsa italiani 14. Por ka edhe nga ata që mendojnë se ekipi i Rudi Garcias mund edhe të tolerojë. Fitorja ndaj Milanit do të ishte e 9-ta radhazi për skuadrën e Garsias, që synon ta mbyll sezonin në mënyrën më të mirë duke qenë se është ende në valle për titullin kampionë, ndërkohë që edhe kuqezinjtë kanë rigjetur veten dhe kanë 5 fitore radhazi në javët e fundit, duke pasur shanse për të shkuar në Europa League.