Antonio Conte dëshiron pankinën e Manchester United
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2014, 13:31
Sipas shtypit britanik , ëndrra e Antonio Contes është që të bëhet trajner i Manchester United , por për momentin drejtuesit e klubit anglez kanë emra të tjerë për të zëvendësuar të larguarin David Moyes.Conte është një trajner që idhull ka pasur gjithnjë ish trajnerin e United, Aleks Ferguson dhe do t'i pëlqente shumë që një ditë të ishte pasuesi i tij.Edhe vetë Ferguson është ankuar publikisht tek drejtuesit e Manchester para shkarkimit e David Moyes."Ishte me të vërtetë e bezdisshme se si ishte bërë loja e United, ai trajner nuk i dha asgjë këtij klubi. Shpresoj që të afrohet një njeri i zoti dhe ta çojë ekipin shumë lart". - tha Ferguson.